Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka kritikuar akuzat reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke i quajtur ato kundër produktive. Ai theksoi nevojën për përmbushjen e obligimeve dhe përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Stano përkujtoi se pa progres në dialog, as Serbia e as Kosova nuk mund të avancojnë drejt anëtarësimit në BE. Ai theksoi se Kosova duhet të përmbushë urgjentisht obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet të fillojë përmbushjen e detyrimeve të saj nga Marrëveshja e Ohrit e marsit 2023.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …