NATO ka shprehur shqetësim për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe mundësinë e përkeqësimit të saj

Aleanca e Veri-Atlantike, ka shprehur shqetësim për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe mundësinë e përkeqësimit të saj. Gjatë një takimi në Uashington për të shënuar 75-vjetorin e aleancës, NATO theksoi nevojën urgjente për dialog midis Kosovës dhe Serbisë për të arritur një zgjidhje politike. “NATO është shumë e shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e përkeqësimit të saj,” deklaroi një zyrtar i aleancës, raporton Zëri i Amerikës. Zyrtari paralajmëroi kundër veprimeve të njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe të shkaktojnë trazira në rajon. Në saje të situatës, NATO ka rritur kapacitetet e misionit paqeruajtës në Kosovë, duke shtuar numrin e trupave nga 3 mijë e 700 në 4 mijë e 600 dhe përforcuar praninë e tyre në rajonin verior të Kosovës dhe përgjatë kufirit me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

30 Gushti - Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur shënohet edhe në Kosovë me disa aktivitete përkujtimore

Kosova dhe Serbia do të mblidhen për të diskutuar për personat e pagjetur në Bruksel

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të mblidhen në Bruksel gjatë muajit prill për një …