Donika Shvarc

Donika Schwarz ka bllokuar procesin duke lënë pa atashe të mbrojtjes tri vendet aleate, Amerikën Gjermaninë dhe Turqinë

Ministria e Mbrojtjes, ka përfunduar emërimin e atasheut të mbrojtjes për Amerikë, Turqi dhe Gjermani. Ministri Maqedonci ka vendosur për emërimin e një ish-ushtari të UÇK-së, në postin e atasheut për Amerikën, gjë që ka shkaktuar polemika dhe reagime të ashpra nga Ministria e Jashtme, Donika Schwarz. E krejt kjo, ndërlidhej me urrejtjen që Schwarz ka kundrejt ish ushtarëve të UÇK. Kjo urrejtje direkte kundër këtij kandidati kishte filluar kur në vitin 2022, derisa Gërvalla-Schwarz gjatë bisedës, krerët e UÇK i kishte cilësuar si kriminelë e UÇK-në, si organizatë kriminale, ashtu sikur e ka quajtur Millosheviqi e tash Vuqiqi, Vulini  e Daqiqi Natyrisht që atasheu i emëruar tani, një ish-ushtar i UÇK e tani veteran i luftës,  i kishte reaguar ministres duke mos e pranuar një gjuhë të tillë linquese, poshtëruese e denigruese të cilën e përdorin vetëm eksponentët serb e rus për ushtarët e UÇK-së.  E pas propozimit të kandidatëve nga Ministria e Mbrojtjes zonja Schwarz i kishte kërkuar ministrit Maqedonci që ta ndërrojë atasheun e emëruar. Ajo ka bllokuar tërë procesin dhe lë pa atashe të mbrojtjes tri vendet kryesore me të cilat Kosova ka bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarak: SHBA, Gjermaninë dhe Turqinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …