Vjosa Osmani: Kosova është e gatshme të bëjë edhe më shumë për komunitetin serb, për të mos lejuar që atë ta shkatërrojë Serbia(!)

Kryetarja, Vjosa Osmani, me ftesë të kryetarit amerikan, Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s

Kryetarja, Vjosa Osmani me ftesë të kryetarit amerikan, Biden, përfaqësoi  Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s. Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Vjosa Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës. “Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar,  Vjosa Osmani. Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e Aleancës krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …