Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave janë regjistruar 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë në Kosovë. Prej tyre, 795 mijë 46 janë meshkuj dhe 791 mijë e 614 femra. Këto të dhëna preliminare i ka prezantuar sot Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një konferencë ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti, ministra, kryetarë komunash e ambasadorë. Sipas këtij regjistrimi, mosha mesatare për vitin 2024 është 34.82. Raporti gjinor nuk ka ndryshime. Dominojnë meshkujt. Tri komunat me dendësinë më të madhe të popullsisë janë Fushë Kosova, Mamusha dhe Prishtina. Numri i banesave është 560 mijë. Numri i ekonomive familjare 353 mijë ekonomi familjare, derisa numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banorë. Avni Kastrati tha se në komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, pati bojkotim në masë të madhe. Ai shtoi se rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në dhjetor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …