Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida synon bashkëpunim më të gjerë në fushën e sigurisë me NATO-n, aleanca ushtarake e fokusuar në rajonin euroatlantik, transmeton Anadolu. Pas Samitit të Liderëve të NATO-s ku mori pjesë në Amerikë, Kishida mbajti një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në deklaratë kryeministri japonez tha se vendi i tij synon të sigurojë bashkëpunim më të gjerë në fushën e sigurisë me NATO-n, me aleancën ushtarake të fokusuar në rajonin euroatlantik. Ai theksoi se Forcat Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë do të organizojnë stërvitje të përbashkët me trupat e NATO-s në rajonin euroatlantik. Duke bërë të ditur se Japonia dhe NATO do të “forcojnë procedurat e shkëmbimit të inteligjencës së ndjeshme”, Kishida tha se “Mjediset e sigurisë të rajoneve Euro-Atlantike dhe Indo-Paqësorit tashmë nuk mund të ndahen më nga njëri-tjetri”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …