Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi milicin Muhamet Alidemajn me 15 vjet burg për krime lufte mbi popullatën, në Izbicë

Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi milicin Muhamet Alidemajn me 15 vjet burg për krime lufte mbi popullatën, në Izbicë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar milicin, Muhamet Alidemajn me 15 vjet burg për krime lufte mbi popullatën  civile në Izbicë. Në kohëzgjatjen  e dënimit do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 31.03.2021 e tutje. Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më tepër se dënimi i shqiptuar. Muhamet Alidemaj gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 — 11 qershor 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, me dashje dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre. Më  28 mars 1999 në fshatin  Izbicë, në orët e hershme të mëngjesit, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe zbritën nga mali në drejtim të fshatit, shkuan te vendi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, fillimisht i ndajnë gratë dhe fëmijët nën moshën 12-vjeç nga turma dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa burrat e mbetur i ndanë dhe i ekzekutuan me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan.

 

Po ashtu, i akuzuari së bashku me pjesëtarët e forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor, cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosja, grabitja dhe shkatërrimi i pasurisë civile, ashtu që me të hyrë në Izbicë, fillimisht i detyruan me dhunë civilët shqiptarë të largoheshin nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe i grumbulluan në një livadh në mes të fshatit, pastaj filluan djegien dhe shkatërrimin e të gjitha shtëpive të fshatit, me ç’rast i akuzuari së bashku me katër persona të paidentifikuar, shkuan te shtëpia e të dëmtuarit A.O, e thirrën bashkëshorten e tij që të dalë nga turma e njerëzve ku ishin grumbulluar dhe të shkonte te shtëpia e saj.

Me të arritur e dëmtuara në shtëpinë e saj, i akuzuari nën kërcënimin e armës ia merr 500 marka të dëmtuarit A.O., ndërsa të dëmtuarën nën kërcënimin e armës e detyron që së bashku ta kontrollojnë shtëpinë. Në momentin kur Xh.O. refuzon të del në katin e dytë të shtëpisë, i pandehuri e godet me shuplakë në fytyrë te dera e shtëpisë dhe e urdhëruan që të shkojë te turma e civilëve të grumbulluar në livadh.

Në largim e sipër e dëmtuara e sheh që të gjitha shtëpitë e fshatit po digjeshin nga zjarri, pastaj një grup i forcave policore ushtarake serbe ku bënë pjesë edhe i pandehuri shkon te popullsia civile dhe nën kërcënimin e armëve iu plaçkitën të gjitha sendet personale me vlerë dhe paratë.

Disa burra u sulmuan brutalisht dhe pësuan plagë të rënda nga sulmi i dhunshëm, ndërsa gratë dhe fëmijët nën kërcënimin e armëve u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të nisen drejt Klinës duke i urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …