Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për KPM, dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Hamza theksoi se këto ligje u proceduan dhe miratuan në kundërshtim me rekomandimet e Zyrës së BE-së, OSBE-së dhe shteteve partnere. Kjo qasje e Qeverisë së Kosovës ka rezultuar në sanksione për vendin, duke e larguar atë nga rruga e integrimit në BE dhe NATO. “Bazuar në përvojën time të gjatë, çdo ligj e kemi miratuar vetëm atëherë kur e kemi harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira demokratike. Prandaj është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …