leoni

Nora Visoka – Weller është rekomanduar për shefe të misionit të posaçëm të Kosovës në Greqi nga Donika Shvarc

Nora Visoka-Weller është rekomanduar për emërimin si shefe e Misionit të Posaçëm të Kosovës, në Greqi. Kryediplomatja Donika Gërvalla ka nisur një letër te Komisioni për Punë të Jashtme për këtë qëllim. Visoka – Weller, e cila është bashkëshortja e Marc Weller, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë, pritet të shqyrtohet në një seancë të mbyllur dëgjimore për të verifikuar plotësimin e kritereve ligjore. Mbledhja e ardhshme e komisionit do të mbahet të hënën në orën 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …