Me Smirën Komuna e Vitisë filloi procesin e buxhetimit me pjesëmarrje

Komuna e Vitisë, ka mbajtur takimin e parë me banorët e fshatit Smirë lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje. Në këtë takim lidhur me këtë proces kanë folur zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Milihate Ajeti, drejtoresh për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Zëvendëskryetari Aliu bëri me dije se buxhetimin me pjesëmarrje për herë të parë po pilotohet në fshatin Smirë dhe se komuna e Vitisë ka ndarë 1% të buxhetit nga kategoria e investimeve kapitale apo 35 mijë euro për këtë proces. Në këtë takim banorët e Smirës dhanë këto propozime:

Hapësirë rekreative, sportive në fshatin Smirë.

Shtigje të ecjes përgjatë lumit në Smirë.

Rregullimi i shtratit të lumit në Smirë.

Adaptimi (përshtatja) e hapësirës për atele (art dhe muzikë) në shkollën e Smirës.

Shtegu i çiklizmit Smirë-Viti.

Përndryshe këto propozime pritet të votohen në takimin radhës dhe ato që marrin numrin më të madh të votave do të realizohen nga komuna e Vitisë në kuadër të projekteve të investimeve kapitale.

May be an image of 7 people, people studying and hospital

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt konsultimi publik për Ri-Kategorizimin e monumentit të natyrës “Kanioni i Drinit të bardhë te Ura e Fshejtë”

Në sallën e kuvendit komunal në Rahovec, u mbajt konsultimi publik i propozimit për ri-kategorizimin …