Deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, kërkon një front të përbashkët opozitar dhe shoqëror, për ta larguar kryeministrin Albin Kurti nga pushteti, pasi vetëm në këtë formë largohen populistët nga qeverisja dhe merren përgjegjësi për temat madhore që i ka Kosova. Hoxhaj thotë se e sheh të pamundur një bashkëpunim në të ardhmen me Vetëvendosjen. Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress, deklaron se s’ka disponim që të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, por do të pritet që të ketë zgjedhje të rregullta qoftë në dhjetor të këtij viti apo janar të vitit 2025. Ai kritikon edhe dy partitë të tjera opozitare, LDK dhe AAK, siç thotë se janë rrudhur në interesa të ngushta për krijimin e një fronti të përbashkët, i cili sipas tij, nuk do të nënkuptonte domosdoshmërish një koalicion parazgjedhor. E shih të pamundur bashkëpunimin në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje ka saktësuar, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …