Brendi Amerikan RC Feston 20 Vjetorin në Kosovë me RC NO SUGAR: Shija e Shumëpritur!

RC No Sugar ka mbërritur në treg pas kërkesave të shumta nga konsumatorët tanë. Kjo shije e re është dizajnuar për ata që preferojnë pije pa sheqer, dhe brendi legjendar amerikan RC COLA sjell këtë përvojë të freskët dhe unike.

Lansimi i RC No Sugar në këtë verë të nxehtë ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, duke tejkaluar të gjitha pritjet. Ky sukses është rezultat i besnikërisë së konsumatorëve tanë, të cilët gjithmonë kanë mbështetur brendin RC.

RC No Sugar është tashmë e disponueshme në të gjitha pikat e shitjes ku mund të gjeni RC Cola.

Për të festuar këtë lansim të rëndësishëm, kompania Royal Beverage L.L.C. prodhuesi i RC, ka prezantuar një video reklamë mbresëlënëse. Me sloganin “RC COLA: 20 years of Refreshing moments”, kjo reklamë emocionuese falënderon konsumatorët për besnikërinë e tyre dhe i bën ata të kujtojnë çdo moment të veçantë gjatë këtyre viteve.

Të dashur konsumatorë, së bashku ecim më mirë, prandaj jemi të përkushtuar për të plotësuar nevojat tuaja.

Kompania Royal Beverage operon në treg që nga viti 1994, duke ofruar gjithmonë produkte të një cilësie të lartë. Ajo është prodhuese e pijeve të brendit amerikan Royal Crown Cola, përfshirë RC Cola, RC Bitter Lemon, RC Lemon Lime, RC Tropic, RC Exotic, RC Orange, si dhe pijen energjike Red Rain dhe çajin e ftohtë Frostea.

Royal Beverage ka licencë për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke siguruar që produktet tona cilësore të jenë të disponueshme për të gjithë rajonin.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë videon

https://fb.watch/tirFXLFwnd/

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …