Xhavit Muqolli: Sot, ne oborrin e Shtëpisë Muze “Masakra e Poklekut” u promovua monografia “Shtëpia me gjak në mure” me autor Afrim Hysenaj

Sot, ne oborrin e Shtëpisë Muze “Masakra e Poklekut” u promovua monografia “Shtëpia me gjak në mure” nga autori Afrim Hysenaj. Ky libër është një dokumentim i hollësishëm, faktik dhe emocionues i Masakrës së Poklekut.
Laureati i çmimit Nobel Ellie Wiesel ka thënë “Përballë padrejtësisë, heshtja është bashkëfajësi”. Të shkruash një monografi mbi një masakër është një nga mënyrat më të fuqishme për të u përballur me heshtjen që shpesh mbulon këto ngjarje. Ky lloj shkrimi lufton heshtjen dhe dokumenton të vërtetën, duke i dhënë zë martirëve dhe duke ndihmuar në ruajtjen e kujtimit të veprës së tyre historike.
Ky libër është frut i një pune të palodhshme dhe angazhimi të pandalshëm për më shumë se dy vite të autorit Afrim Hysenaj. Gjatë kësaj periudhe ai nuk la gur pa kthyer në mënyrë që t’i ofroj lexuesit një pasqyrë të thellë të rrjedhës totale të Masakrës me dëshmi konkrete, si dhe ndikimin e kësaj Masakre në jetën e të gjithë të prekurve. Ky libër është një përpjekje për të përjetësuar kujtimin për të rënët dhe për të nderuar sakrificën e tyre.
Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarëdo mënyre në realizimin e kësaj monografie. Shpresoj që ky libër do të ndihmoj edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe vlerave të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Myzejene Selmani: Ku po na çon kjo Qeveri me autogola politik, ekonomik dhe social?

Pas vendosjes në pikëpyetje të përjashtimit të Kosovës nga CEFTA dhe pasojave të rrezikshme për …