leoni

Gjatë një fjalimi në Pensilvani, është sulmuar me armë zjarri Donald Tramp, ish president i SHBA-va

Gjatë një fjalimi në Pensilvani, është sulmuar me armë zjarri Donald Tramp, ish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë. Mediet amerikane njoftojnë se ish presidenti, Donald Tramp u qëllua gjatë një takimi në Pensilvani dhe se autori ka shtënë me pushkë ndaj tij dhe më pastaj është ngjitur në një çati. FBI ka njoftuar se agjentët e saj i janë përgjigjur menjëherë këtij sulmi dhe e kanë vrarë autorin. Kundër këtij sulmi kanë reaguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden, nënpresidentja Kamala Harris, ish-presidenti Barack Obama dhe autoritete të tjera dhe e kanë dënuar me tona të ashpra këtë sulm. Zotëri Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim. “Presidenti Trump falenderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të jepen në vazhdim” ka thënë mes tjerash,  zëdhënësi Steven Cheung.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për korrupsion

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke …