Akademiku serb, Nenad Kostiq ka deklaruar se Kosova u bë de facto e pavarur 25 vjet më parë, ndërsa gjashtëmbëdhjetë vjet më parë shpalli pavarësinë. Pyetjes se nëse zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të arrihet përmes konferencës apo dialogut ndërkombëtar, ai i është përgjigjur se gjatë historisë, konferencat ndërkombëtare dhe konferencat e paqes janë organizuar shpejt pas përfundimit të luftës dhe se tani është tepër vonë për një gjë të tillë. Duke komentuar zërat mbi mundësinë e konfliktit mes të dyja vendeve, akademiku serb, Nenad Kostiq i është përgjigjur se konfliktet janë verbale, ideologjike dhe propagandistike dhe se Serbia nuk mund të provokojë konflikt derisa forcat e NATO-s janë në detyrë në Kosovë dhe as nuk mendon për këtë. “Jemi aq të kufizuar në aktivitetet tona të politikës së jashtme, saqë ambasadori amerikan, kur me kërkesë të Presidentit të Republikës u zhvendos një bateri artilerie nga Nishi në Rashkë, erdhi dhe tha se duhej të kthehej në Nish dhe u kthye në Nish” ka përkujtuar akademiku, Nenad Kostiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …