DASH

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë e rajon

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konstatuar se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë e rajon me qëllim që të krijojë jo stabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike. Për shkak të këtij qëllimi të Rusisë, Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të forcohet bashkëpunimi rajonal dhe të avancohet reformat që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe do të sillnin paqe, stabilitet dhe prosperitet për rajonin. “Ne mbesim të shqetësuar lidhur me rrezikun që tensionet lokale të shndërrohen në tensione serioze politike që mund të stagnojnë shtetet e rajonit, si për shembull në veri të Kosovës dhe duke pasur parasysh kërcënimet për shkëputje në Bosnje e Hercegovinë. Ne po vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të minimizuar këto rreziqe”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …