Mediet nga Shqipëria njoftojnë për dyndje të madhe të turistëve drejt bregdetit dhe zonave malore të Shqipërisë. Dëshira për t’i kaluar pushimet në plazhet e Jonit dhe Adriatikut ka bërë që në pikat doganore Kosovë – Shqipëri të krijohen radhë të gjata të automjeteve me udhëtar. Top Chanel njofton se gjatë mëngjesit të sotëm, rreth 1200 pasagjerë dhe 300 automjete kanë mbërritur sot me dy tragete në portin e Vlorës. Medie tjera njoftojnë për prani të madhe të turistëve në zonat malore të Shqipërisë, sidomos në Theth dhe Luginë të Valbonës. Ata janë cituar të kenë thënë se në këto vende fantastike kanë gjetur gjithçka që ju duhet, duke nisur nga mikpritja, ushqimet e deri tek natyra fantastike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …