Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Zyrtar të lartë të Qeverisë Kurti kanë shfaqur gatishmëri për të përgatitur draft për Asociacionin

Zyrtar të lartë të Qeverisë Kurti kanë shfaqur gatishmëri për të përgatitur draft për Asociacionin, të cilin e ka kundërshtuar ashpër partia Vetëvendosje sa ishte në opozitë. Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka pranuar mundësinë për hartimin e një drafti për statutin e Asociacionit dhe ka shtuar se ai do të bëhej në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zyrtarë të Qeverisë Kurti janë cituar të kenë thënë për Kosovapres se se janë të gatshëm për hartimin e një draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por jo të ndarë nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Në anën tjetër, profesori i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani ka thënë se tendenca e qeverisë që të themelojë vet një draft-statut për Asociacionin është joserioze sepse procedura për themelimin e Asociacionit dihet dhe se qeveria s’mundet njëanshëm të hartojë të njëjtit, por duhet të shkojë përmes ndërmjetësve në dialog dhe me pajtimin e palës serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …