Njohësit e fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të punëtorëve kanë thënë se pagat aktuale në Kosovë nuk mundësojnë jetë të dinjitetshme. Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se ajo që dhemb më së shumti është se qeveria aktuale nuk është duke e njohur konsumatorin e saj. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se përderisa çmimet e artikujve të domosdoshëm për jetë janë rritur 100 për qind, pagat kanë mbetur të njëjta. Ne edhe sot zyrtarisht e kemi një pagë 170 euro dhe kemi shpenzime të cilit kostoja e tyre ndoshta brenda tri katër ditë është shkuar në qind për qind dhe pagat tona kanë mbetur ato që kanë qenë. Realisht është sa për të mbijetuar dhe unë e them me këto paga që i marrim as nuk po mund të jetojmë e as nuk po na lanë me vdek, jemi në buzë të greminës” ka thënë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai ka shtuar më tutje se kjo është një nga arsye kryesore se pse qytetarët po e braktisin Kosovën dhe po emigrojnë në shtete tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …