Haki Shatri: Rreth 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktivë, por nuk punojnë as kërkojnë punë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka deklaruar se nrreth 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktiv (nuk punojnë as nuk kërkojnë punë), nga ta mbi 100 mijë të rinj as nuk punojnë, as nuk janë në shkollë e as në trajnime. Kështu shkalla e jo aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë, rreth 60 për qind. Përkundër kësaj, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati mburret me numrin e llogarive aktive  me mbi 400 mijë në Trust për vitin 2023. Për këtë, opozita dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri thonë se pushteti po mundohet të mashtrojë qytetarët dhe të krijojë manipulim shifrash. Sipas Shatrit numri real i të punësuarave është 370 mijë, raporton KosovaPress.  Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tremujorin e tretë të vitit 2023 tregojnë se rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë, 1 milion e 180 mijë e 450 banorë janë popullsi në moshë pune, ku persona joaktiv ishin 697 mijë e 191 qytetarë. Derisa persona të punësuar ishin 432 mijë e 40.

 “Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet  mjaft e lartë, 59.1 për qind. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar  me 75.2 për qind, krahasuar me meshkujt, 42.0 për qind. Të rinjtë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollimin ose trajnimin janë 103 mijë e 35”, thuhet në raportin e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM3 2023 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …