Ish-kryeinspektori i AKI- së dhe analisti, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime të thella lidhur me keqpërdorimet e zbuluara në Raportet e Auditorit të publikuara në qershor 2024. Në një postim të fundit, Ai ka paralajmëruar se Prokuroria e Kosovës do të ketë “shumë punë” për të bërë nëpër ministri dhe institucione të tjera shtetërore. Burim Ramadani gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për arratisjen e të burgosurve, duke sugjeruar se kjo situatë mund të krijojë mundësi për emërimin e zyrtarëve të tjerë të korruptuar. “Këta që po arratisen nga burgjet, jam i bindur që po ia lënë vendet shumë prej ministrave, deputetëve dhe militantëve nëpër institucione,” ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …