Komuna e Vitisë  dhe komuna e Krichhainit të Gjermanisë nisin bashkëpunimin në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të mbeturinave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim një delegacion i udhëhequr nga Prof.Dr. Rainer Waldhardt nga universiteti “Justus-Liebig”- Giessen- Gjermani. Në këtë takim u fol rreth projektit “përdorimi i qëndrueshme i mbeturinave”, projekt ky që realizohet bashkërisht nga komuna e Vitisë dhe Kirchhainit por edhe të Universiteteve “Hasan Prishtina” dhe të Universitetit të Gissenit. Me këtë rast i të pranishëm në këtë takim ishin edhe profesor akademik nga universiteti i Prishtinës si: Prof. Dr. Arben Mehmeti, Prof. Dr. Hysen Bytyqi si dhe studentë nga universiteti veror i Prishtinës. Me këtë rast Prof.Dr. Waldhardt, bëri një prezantim të punëve që pritet të kryhen në Viti dhe Kirchhain, jo vetëm në mes të komunës dhe universiteteve por edhe të organizatave si “GLV Vitia” dhe Region Marburger Land e.V., GoBeyond që do të mbështesin realizimin e këtij projekti. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti u shpreh i lumtur që në komunën e Vitisë, pritet të realizohet ky projekt që ka një rëndësi të veçantë në përdorimin pozitiv të mbeturinave. Ai falënderoj në veçanti komunën e Kirchhainit,  me të cilën ka një partneritet të mirë që disa vite, duke potencuar se është i gatshëm që të vazhdoj bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Ndërkaq sipas Prof.Dr. Waldhardt, projekti është i ndarë në disa faza, ku pos që do të zhvillohen grumbullime të dhënave profesionale nga dy universitete do të bëhen edhe hulumtime, punë me publikun si dhe në fund do të shikohen edhe mundësitë e tërheqjes së investitorëve në këtë fushë. Përndryshe pos që komuna e Vitisë, ka një partneritet me komunën e Kirchhainit edhe fshati Kleinselheim nga kjo komunë ka një partneritet me fshatin Smirë të Vitisë. Gjithashtu kuadër të këtij projekti në Viti, po qëndron edhe studentja Chiara Molignoni nga Universiteti i Gissenit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …