leoni

Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, i ka drejtuar ankesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ka drejtuar ankesë publike Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës, duke theksuar se Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë duke dënuar me vetëm 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë. Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi, sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte!

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …