Azem Bejta i biri i Bejtë Galicës. Lindur në fshatin Galicë të Drenicës në vitin 1889. Rrjedh nga një familje bujare me traditë atdhetarie shekullore. Azemi qysh i ri, duke dëgjuar nëpër odat tona për bëmat e trimave të kohës si: Oso Kukën, Sefë Kosharën, Mic Sokolin, AhmetDelinë, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit e shumë të tjerëve të cilët po përpiqeshin për një organizim të mirëfilltë mbarëpopullor, në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Ai e kuptoi më së çartë fillim e kësaj rrugë, andaj pa hezitim e me përkushtim iubashkëngjit lëvizjes çlirimtare të tokave të Arbërore. Azemi së bashku me shokë së pari formuan çetat e rezistencës, radhët e armatosura e më pastaj Lëvizja Çlirimtare mori përmasat e kohës që veproi dhe u njoh tërë kohën si Lëvizja anti– serbe dhe anti- pushtuese e Kosovës,
si Lëvizje për çlirim e bashkim kombëtarë, të cilës në fillim i priu Shaqir Smaka i Kastriotit tëDrenicës. Pas rënies heroike të Shaqir Smakës, për 12 vite me radhë forcave çlirimtare të Kosovë iu prinë atdhedashësi legjendar Azem Bejtë Galica.
Me kalimin e kohës, Lëvizja shqiptare antiserbe dhe antipushtuese në Kosovë, u masivizua dhe u bë gjithëpërfshirëse, ndërkohë që Azemi njihej si krye Komandant i të gjitha çetave nënemrin e të cilit luftohej kundër pushtuesit serb, në të njëjtën kohë në shumë pjesë të Kosovës.
Azem Bejta para së gjithash, këtë e arriti me autoritetin dhe trimërinë e tij mbështeturfuqishëm nga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai me çetat e Drenicës si të thuash ishte bosht i kësaj Lëvizje i cili mbante lidhje të forta më krerët më përparimtare të kohës si: Hoxhë Kadrinë, Hasan Prishtinën, Bajram Currin e të tjerë. Ishte një Lëvizje e masave të gjërapopullore, sepse mbronte interesat dhe aspiratat tona të përgjithshme për liri e bashkim kombëtar.
Nga vitet 1920 të Lëvizja antiserbedhe antipushtuese e Kosovës kulmoi duke ubërë e vetmja forcë reale çlirimtare e kohës. Qeveria e Beogradit u shtrëngua që të mos kursej
forcat e xhandarmërisë Serbe për të asgjësuar Azemin dhe bashkëluftëtarët e tij.
Qëndresa stoike e kësaj Lëvizje, mbi të gjitha ishte së Lëvizja ishte me karakter kombëtar e
liridashës, në vazhdim, Lëvizja kishte orientim demokratik dhe çlirimtar, prandaj edhe i
qëndroj kohës me mbi 12 vite rezistencë!, për këtë meritën më të madhe pa dyshim e kishte
Komiteti i Kosovës shtrirë gjithandej dhe drejtuar nga personalitetet e kohës që drejtonin atë.
Krahas luftërave të një pas njëshme që Azemni i bënte kundër pushtuesit Serb, ai dënonte
rëndë edhe “hafijet” të cilët po i shërbenin pushtuesit. Këtë Azemi edhe e kishte zbatuar në
disa raste, duke i dënuar bashkëpunëtorët e pushtuesit. Në një rast ai kishte dënuar një të tillë
që ishte bashkëpunëtor i Kost Peçancit. Azemi kishte marrë të dhëna të sakta se me 29 janar të
vitit 1919, Kosotë Peçanci me një tog xhandarësh të regjimentit 21 të divizionit të Prishtinës,
do të shoqërohej nga një hafije shqiptar, të cilët do të shkonin në drejtim të Pejës, duke kaluar
nëpër Runik. Azemi Bejta me shokë i vunë pritë këtij divizioni, duke e vrarë hafijen shqiptar,
dhe duke lënë të vrarë po ashtu edhe 29 xhandar Serb. Ky është vetëm një episod nga dhjetëra
e dhjetëra luftëra e përleshjeje tjera të Azem Bejtë Galicës kundër forcave të armatosura e
pushtuese Serbe.
Azem Bejta bashkëpunonte ngushtë me shokët e tij që drejtonin masat popullore në krahinat
të tjera të vendit si me Sadik Ramën e Gjurgjevikut, Hasan Ferrin nga Plava, Isuf Mehanin e
Sanxhakut, Adem Ilazin e Reçakut, Idriz Seferin Moravë-Gjilan, Kalosh Danin e Kërçovës
etj. Bashkëluftëtarët e Azemit dëshmonin se në maj të vitit 1919 Azem Bejta, kishte pas veti
rreth 8.000 deri 10.000 luftëtarë. Një pjesë syresh në aksionet e para prenë lidhjet telefonike të
Mitrovicës me rrethe tjera, si dhe bënë atentat në Naçallnikun serb të Mitrovicës. Më 12 maj
të vitit 1924, Pashiq ishte për vizitë në Francë dhe atje e alarmojnë nga Beogradi me anë të
telegramit se: “ Popullata e Drenicës me në krye Azem Bejtën janë ngritur në kryengritje dhe
çdo hap për të ndërruar diçka, është i kotë!”… Kryeministri Pashiq i kthen telegramin
Qeverisë së tij, ku thuhej:
“Të merren të gjitha masat (pa kursyer mjetet), për ta shtypur popullin shqiptar të rebeluar!”.
Këtu shihet qartë se Qeveria serbe me këtë dëshmon yshtjen e papërmbajtshme që të godiste
me të gjitha mjetet e veta luftarake kokën e Lëvizjes çlirimtare të Kosovës me në krye Azem
Bejtë Galicën– tmerri i pushtuesit Serbe atë kohë!
Azem Bejtën, hordhitë serbe e rrethuan disa herë me qëllim për ta likuiduar si në: Abri,
Radishevë, Kotorr, Çiçavicë, Galicë, Has etj. Por Azemi gjithherë doli fitimtar. Veçojmë
rrethimin që ju bë më 1920 në muajin shkurt në fshatin Gradicë. Një rrethim i hekurt, luftë e
ashpër që filloj herët në mëngjesin e asaj dite nga forca të mëdha xhandarmërish serbe rreth
500 veta. Nga ana tjetër; Azemi me Mehmet Delinë e Radishevës– alias Mehmetin e Vogël,
Fazli Beranin, Ajet Çaushin e dhjetëra shokë të tjerë rezistuan tërë atë ditë të ftohtë shkurti,
madje duke i lënë të vrarë armikut rreth 30 ushtarë. Azemi me shokë çau rrethimin duke i
mbetur një bashkëluftëtar i vrarë, por edhe disa të tjerë të plagosur. Me veprime të matura e të
vendosura, Azemi arriti që palën serbe ta bindi se ka të bëj me një forcë reale me të cilën
duhet biseduar e dialoguar, pasi që me forcë këtë Lëvizje, nuk e shtypën dot. Si rezultat i tërë
kësaj u njoh zona e lirë e Drenicës që nga populli atë kohë u quajt: “Arbëria e Vogël”, kjo
marrëveshje ndodhi në qershor të po atij vit, madje kishte edhe një mori zonash të tjera të lira
si ajo e Junikut, Hasit etj.
Si gjithmonë, edhe kësaj radhe pushtuesi serb veproi me prapaskenë: Kushtet e marrëveshjes
mbi “zonat e lira” ishin që prijësit të merreshin me qetësimin e rendit, që të mos merreshin me
aksione të armatosura, që të respektohej marrëveshja mbi “paqen e zonave të lira” etj.
Autoritetet e Beogradit si Neshiq e Vujqiq u munduan që me dredhi të bisedojnë edhe me
udhëheqësit e tjerë të çetave si me Mehmet Deliun, Fazli Beranin etj. Por pa sukses. Gjatë
kësaj kohe Azem Bejta ngriti edhe kullën në Galicë dhe deri diku respektoj marrëveshjen mbi
atë “paqe”… Edhe përkundër këtij pasiviteti të çastit, Azem gëzonte autoritet të gjerë tek
masat, sepse gjatë gjithë atyre luftërave me okupatorin Serb, ai kishte dalë gjithmonë fitimtar
dhe ishte treguar strateg i mirë, kështu që doli edhe fjala se Azem Bejta po fluturon me kalin e
tij, se është i pa kapshëm, se nuk e merr plumbi etj. Ndërkaq populli i thuri edhe këngë lavdie
që akoma janë në kujtesën tonë kombëtare si:
… Me dy trima që i ka Shqipnija
si ka mbreti as shtatë krajlia
Azem Bejta Mehmet Delija
me ta në sherr ka ra Serbia
Gjatë tërë kësaj kohe, Serbia bënte plane e veta për likuidimin e krye parëve të çetave dhe për
shtypjen e lëvizjes çlirimtare në përgjithësi. Kështu, pushtuesi Serb përfitoj në kohë e me
armatimin të rëndë, më 14 korrik 1924 rrethoi Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën. Filloi një
luftë e pabarabartë dhe e pa kompromis. Pas një kohe të gjatë rezistence, Azemi me disa
shokë arrijnë ta çajnë rrethimin, mirëpo në tërheqje e sipër, në afërsi të fshatit Mikushnicë,
Azemi goditet rënde nga një plumb ogurzi. Disa nga shokët e tij vriten e shumë të tjerë i
plagosen. Shokët, Azemin e plagosur e marrin mbi supe e diku sigurojnë një qerre me që dhe
marrin rrugën në drejtim të Gjurgjevikut e më tej për të shkuar në drejtim të Shqipërisë së
pavarur, ku sapo kishte triumfuar Revolucioni Demokratik i qershorit. Këtë e kishte dëshiruar
edhe Azem Bejta pasi që paraprakisht ishte njoftuar në detaje nga patriotët demokrat si Hasan
Azemi, kryetrimi i Drenicës dhe i tërë Kosovës në atë luftim, nga plagët e marra, kishte
ndërruar jetë, trupin e tij e lëshuan në një shpellë të thellë të fshatit Perqevë, rreth 30 metra.
Vdekjen e tij e mbajtën sekret. Në këtë mënyrë nën emrin e Azemit, vazhdoj edhe për disa
kohë rezistenca e lëvizjes çlirimtare. Ndërkaq bilanci i egërsisë serbe mbi “Arbërinë e vogël”,
ishte me pasoja të rënda me mbi 75 shqiptarë civil të vrarë, qindra të plagosur, mbi 123 shtëpi
të djegura e të bëra rrafsh me tokë së bashku me to edhe Kulla e Azemit, qindra bagëti të
grabitura, në mesin e të vrarëve kishte gra, pleq dhe fëmijë...
Nami për Azemin jetoi gjatë edhe pas vdekjes së tij. Lëvizja antiserbe dhe antipushtuese
vazhdoi rezistencën nën emrin e tij, nga Mehmet Deliu- alias Mehmeti i vogël së bashku me
Shotën duke dhënë kushtrimin:
… “Oooo prite, prite Azem Galicën…” Kujtimi për të do të rrojë për herë.
Lufta e shqiptarëve për Liri dhe Bashkim kombëtar, vazhdon edhe sot me përpjekjet e
pareshtura dhe shumëdimensionale të atdhe dhe liridashësve tanë. Azem Bejta me luftën dhe
sakrificat e tij për çlirim dhe bashkim kombëtar, zuri vendin e nderit në faqet e historisë sonë
më të ndritur e të rimuar sa e sa herë me gjak. Ai ishte dhe mbeti simbol i rezistencës kundër
armikut për liri kombëtar, ishte dhe mbeti prijësi i Lëvizjes gjithëpopullore antiserbe–
antipushtuese, veprës së tij nderim në nivel kombëtar dhe Institucional.
CH-14-2024
Mehmet Bislimi