17 vjet pas pranisë së UNMIK-ut më Kosovë, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se prania e këtij misioni është e panevojshme dhe se ka mbetur si zgjatje e Rusisë. Sipas tij, UNMIK-u është këtu për shkak të kundërshtimit rus, që të ndryshohet Rezoluta 1244. “Në këtë drejtim UNMIK-un e shoh si zgjatje të ndikimit rus në Kosovë, ka thënë Hoxhaj për mediet, pa shpjeguar përse është pikërisht shefi i UNMIK-ut, autoriteti i parë, që për çdo tre muaj referon në KS të OKB-së pastaj i vjen radha përfaqësuesit nga Kosova.
