Qeveria lansoi programin kreditor nga i cili mund të përfitojnë biznesmenët e interesuar për investime në vendin tonë

Qeveria e Kosovës ka lansuar sot programin kreditor nga i cili mund të përfitojë diaspora kosovare e interesuar për investime në Kosovë. Ky fond parashihet që të arrijë vlerë deri në 100 milionë euro, derisa garantimi i kredive investuese do të jetë deri në 3 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së lansimit të “Dritares për Investime të Diasporës”, Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Mërgata jonë do t’i sjellë aftësitë, mundësitë dhe kulturën e punës nga vendet ku jeton aktualisht”, ka deklaruar sot kryeministri Albin Kurti me qëllim  t’i josh e  t ‘i blejë biznesmenët tani kur po afrohen zgjedhjet e përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur  vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 …