leoni

Qeveria e Kosovës do t’i dorëzojë komentet me shkrim mbi dokumentin e planit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit

Qeveria e Kosovës do t’i dorëzojë komentet me shkrim mbi dokumentin e planit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, brenda kohës së paraparë nga ndërmjetësi i dialogut, Mirosalv Lajçak. Sipas Qeverisë,  thuhet se ajo në vazhdimësi ka paraqitur propozime konkrete për secilën pikë, të versioneve të planit, duke dëshmuar konstruktivitet. Në anën tjetër, në partinë më të madhe opozitare, PDK deklarojnë se plani i ri i Lajçakut për zbatimin e marrëveshjes është më i keq sesa i kaluari. Ndërkaq, njohësit e procesit të dialogut thonë se themelimi i Asociacionit mund të jetë në qendër të këtij plani. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë për KosovaPress se në vizitën e fundit të Lajçakut në Kosovë, ai ka sjell një plan të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit i cili është më i keq sesa ata më herët që kanë qenë në tavolinë. Sipas tij, Kurti dhe Bislimi duhet të tregojnë për çka po bisedojnë në dialog, pasi konsideron se gjatë qeverisjes së tyre i kanë bërë dëme të mëdha Kosovës në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …