Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, u shpall fajtor dhe u dënua me 18 vjet burg, nga Gjykata Speciale, në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë  ka shpallur aktgjykimin kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ndaj të cilit  ishin ngritur katër aktakuza. Në përmbledhjen e paraqitur  në seancën gjyqësore, u tha se ndaj tij janë ngritur aktakuza për krime lufte, dhe se krimet kryesisht kanë ndodhur nga 17 maj deri më 15 qershor të vitit 1999. Provat tregojnë se individët u arrestuan, pasi nuk mbështeten mjaftueshëm UÇK, ata u arrestuan në rrugë, në shtëpi, etj. Pjetër  Shala u përfshi drejtpërdrejtë në ndalimin e një personi. Në asnjë moment gjatë ndalimit, atyre nuk iu dhanë ndonjë garanci, nuk u informuan pse iu është hequr liria. Nuk iu dha mundësia për kundërshtim, përkundër për gjatë gjithë kohës së ndalimit ata u keqtrajtuan nga anëtarët e UÇK-së, ku u përfshi edhe Shala”, tha zyrtarja e Prokurorisë,  Pjetër Shala u arrestua më 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …