Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vtiin shkollor 2023/2024 miratoi dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. Në mbledhje komisioni vendosi që të enjten të ftojë për intervistim, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati. Ndërkaq u vendos që javën e ardhshme të intervistohen përfaqësuesit e DKA-ve dhe shtëpive botuese. Propozimin që procesi i intervistimit të fillojë me ministrat e dha deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza. Vendimin mirëpriti deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati janë përgjegjësit kryesorë për çka edhe është themeluar ky komision.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …