Avokati, Xhevdet Smakiqi, kritikoi ministren e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, për sulmet që po ia bën Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai ka shkruar se “Ministrja e pa-drejtësisë, Albulena Haxhiu edhe nuk din edhe gënjen! Shihni nenin 21 te Ligjit antikushtetues të miratuar me urdhër të Albin Kurtit që nga hyrja në fuqi e këtij ligji për dy vjet deri më 11.01.2026 ta mbushin KPK me anëtarë jo prokurorë pra me militantë si Gani Jakupi që pastaj KPK-ja të shndërrohet në zyre ligjore të Vetëvendosjes. Prandaj kur ambasadorët e QUINT-it, Komisioni Evropian, KiE-ja Komisioni i Venecias nuk ta pranon se keni miratuar një ligj me standarde jo të BE-së për të garantuar pavarësinë e KPK-se, ti si ministre e MD-së edhe nuk di edhe po rrenë. Qeveria Kurti është duke dëshiruar që KPK-në ta shndërrojë në departament të Vetëvendosjes, saktësoi avokati, Xhevdet Smakiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …