Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me 18 vjet burg të ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala. Ai ka vlerësuar se vendimi i kësaj gjykate është politik. Klinku Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit, Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht, ka shkruar Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …