Latifi: Lufta e UÇK-së është e drejtë, e pastër, me karakter çlirimtar dhe ka përmasë kombëtare

Në 26-vjetorin e Betejës së Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në “Rrugën e UÇK-së”, ku janë të skalitur emrat dhe figurat e luftëtarëve trima që u sakrifikuan për lirinë tonë. Dëshmorët e atdheut: Agim Çelaj nga Peja, Sadik Shala nga Kleçka, Hamdi Berisha nga Gurbardhi, Liman Gega nga Fshati i Ri, Afrim Krasniqi nga Bardhi dhe Bajram Veliu e Faik Rama nga Rahoveci, do të kujtohen përgjithmonë për heroizmin e tyre dhe do të jenë frymëzim i pashtershëm atdhedashurie! Lavdia e luftëtarëve të lirisë qëndron në piedestalin më të lartë dhe i shërben si mburojë e çeliktë kombit e popullit tonë, që ka ngulur rrënjët thellë dhe herët në këto troje. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …