Kryeministri Albin Kurti dhe kryetar i Vetëvendosje ka filluar fushatën propaganduese në kuadër të partisë për zgjedhjet e rregullta

Kryeministri Albin Kurti, po përgatit partinë e tij, për zgjedhjet e rregullta të planifikuara në fillim të vitit të ardhshëm. Në një mbledhje të partisë, Kurti dha udhëzime për të siguruar që anëtarët të jenë të mirë strukturuar, të përgatitur dhe të gatshëm për procesin zgjedhor. Diskutimet për zgjedhje të parakohshme, që kishin marrë vrull para dy muajsh, kanë pushuar. Kurti ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm nga anëtarët e partisë, takime të rregullta në nivel lokal dhe përfshirjen e ministrave dhe deputetëve në takime me qytetarët. Ai theksoi rëndësinë e mobilizimit të vajzave dhe grave, duke përdorur politika qeveritare për mbështetjen dhe avancimin e tyre. Kurti nuk është më i interesuar për të diskutuar me partitë opozitare për zgjedhje të parakohshme dhe është i fokusuar në përgatitjen e partisë për zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …