Clint Williamson, ish-kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale, kishte punuar ngushtë me ish-kryeprokurorin serb, Vladimir Vukçeviq, i cili ka treguar se 500 njerëz ishin marrë në pyetje nga Clint Williamson në zyrat e tij në Beograd. “Më pas emërohet prokurori special Williamson, me të cilin kam pasur komunikim të mirë, dhe më pas ka marrë në pyetje rreth 500 persona në ambientet e prokurorisë për krime në Serbi. Ishin 500 njerëz, përfshirë këta 8 dëshmitarë. Kështu që ai e bën këtë pikërisht në zyrën përballë meje. Në fund e përfundon, jep raportin e tij, na falënderon, më falënderon mua personalisht. Dhe mbi atë bazë është themeluar kjo gjykatë”, ishte shprehur Vukçeviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …