Haliti: Të dashur bashkatdhetarë mirë se vini në atdheun tuaj

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti tha se në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal, dua të falënderoj secilin prej jush që kohën tuaj të çmuar të pushimeve keni zgjedhur të kaloni në vendlindjen dhe atdheun tuaj. Pra keni zgjedhur vendin të kaloni pushimet tuaja pasi që këtu shpirti juaj gjen qetësinë, rehatin dhe kënaqësinë pranë familjes, miqve, dhe më të dashurit tuaj. Ju jeni pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhur dhe mirë se vini në vendlindjen dhe atdheun tuaj të çmuar. Qeverisja lokale në Viti, është vetëdijshëm se pa marrë parasysh se sa larg jeni nga vendlindja, gjithmonë me zemër e më shpirt fisnik jeni pranë atdheut, familjes dhe bashkëvendëseve tuaj edhe për vendin të cilën keni kontribuar dhe vazhdoni të kontribuoni pa lodhur dhe me plotë dashuri dhe përkushtim. Prandaj për këtë ne ju jemi mirënjohës përjetësisht secilit prej jush por edhe të atyre para jush. Komuna e Vitisë, me qëllim që pushimet tuaja të jenë sa më të mira dhe të rehatshme në vendlindje ne kemi rritur kapacitet tona që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira. Ndërsa me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve dhe atë me aktivitete të shumta. Jemi dëshmitarë që prania juaj edhe më shumë po gjallëron qytetin dhe komunën tonë, prandaj uroj që secili prej jush të kaloni sa ma mirë pranë nesh! Ju falënderoj juve për qëndrimin tuaj në vendlindje dhe ju bëjë me dije se ju gjithmonë jeni të mirëseardhur në Viti. Ju faleminderit dhe paçi pushime sa më të këndshme!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …