Deputeti, Hekuran Murati, thotë se ka miell më bollëk, por blerësit me pakicë nuk e gjejnë dot në asnjë shitore

Ministri i Financave, Hekuran Murati është quajtur mashtrues nga opozita, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është quajtur mashtrues nga opozita në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është shqyrtuar raporti vjetor financiar i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i  janë drejtuar ministrit Murati se çdo përgjigje që po e jep po e mashtron opinionin. Por, ministri i Financave, ka deklaruar se viti i kaluar ka shënuar rritje të të hyrave në nivel dyshifror. Murati tha se edhe tek tatimi në pronë kishte një performancë më të mirë krahasim me vitin paraprak, ndërsa ka shtuar se ka pasur rënie edhe të borxhit publik ndaj GDP-së. Ky ministër është i njohur për qëndrimin fyes e urrejtës kundër veteranëve të UÇK-së dhe mospranim in e rritjes së pagave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …