Mbahet takimi i parë publik me qytetarë e komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë, ku prezantoj projektet e realizuara gjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit, në këtë takim u diskutua për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale, pranuan sugjerime dhe propozime lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm. Të gjitha pyetjet dhe komentet e pjesëmarrësve, morën përgjigje konkrete nga Kryetari Ramosaj. I garantoj ata se komuna e Deçanit dhe ekzekutivi do të jenë afër tyre deri në realizimin e të gjitha projekteve. Me bashkëpunim të ndërsjellë do të vazhdojmë të realizojmë qëllimet tona drejt zhvillimit të vendit, me të gjitha potencialet që ky qytet i posedon! Ka thënë kryetari Ramosaj.

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …