Gazeta britanike ‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull të veçantë ngjarjeve të fundit në Turqi pas dështimit të grusht-shtetit ushtarak. Artikulli në fjalë analizon prapavijën e ngjarjeve që paraprinë puçin e dështuar. Në të thuhet se “Turqia gjendej nën kthetrat e një grushti shteti të ngadalësuar, por ky nuk po zhvillohej nga ushtria, por nga vetë Erdogani. Vetëm tri vitet e fundit ai ka marrë në kontroll thuajse të gjitha pikat kyçe të pushtetit në Turqi”. Gazeta britanike në vazhdim i referohet raporteve të ‘Freedom House’, ku Turqia bie poshtë e më poshtë në renditjen e vendeve me liri të paktë të shtypit. Poashtu në artikull përmenden përpjekjet e pushtetit në Turqi për t’i vënë nën kontroll gjykatat, ku gjyqtari i mirë konsiderohet vetëm ai që jep vendim pro qeverisë dhe ideologjisë së saj. Duke bërë një analizë gjithëpërfshirëse për rritjen e polarizimit brenda shoqërisë turke, ‘The Guardian’ rekomandon se Turqisë “i duhet një lider që të mund t’i bashkojë të gjitha shtresat e polarizuara të shoqërisë, ose, të paktën, dikush që të ketë vullnetin për ta bërë këtë gjë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …