leoni

Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Ura e Ibrit, që ndanë Mitrovicën në dy pjesë, nxit pa siguri në mesin e diplomatëve dhe faktorëve ndërkombëtarë të sigurisë

Ura e Ibrit, që ndanë Mitrovicën ka ngritur shqetësime në mesin e diplomatëve dhe aktorëve ndërkombëtarë të sigurisë, veçanërisht në veriun e banuar me shumicë serbe. Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, ka kritikuar këtë lëvizje si të motivuar politikisht për zgjedhjet, duke paralajmëruar për rreziqe sigurie. Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendësin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, pritën ambasadorët e QUINT-it për të diskutuar hapjen e urës. Sipas një komunikate të Qeverisë, u theksua rëndësia e bashkërendimit të veprimeve për të mundësuar lirinë e plotë të lëvizjes dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur gatishmërinë për të vendosur çështjen në agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve, nëse palët janë të interesuara.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …