Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vlerëson takimin Krasniqi-Kurti si transparent

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vlerësuar takimin e fundit mes liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministrit Albin Kurti si shumë të hapur dhe transparent. Ajo ka kritikuar liderët e tjerë opozitarë për zhvillimin e takimeve të fshehta me kryeministrin Kurti, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryetaren, Vjosa Osmani. Shumë më i ndershëm ka qenë takimi i Krasniqit me Kurtin, pasi që ishte dhe transparent, sesa shumë takime që mbahen fshehtë nga liderët tjerë partiakë e që nuk shfaqen asnjëherë në opinion. Ka pasur takime të tilla me Kurtin, me Konjufcën, me Osmanin e kështu me radhë, thotë Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …