Gjatë viteve të’90-ta, duke e ditur nevojën e financave për luftën çlirimtare, ju bëja thirrje njerëzve, që të kontribuonin në Fondin e Qeverisë së Kosovës (Qeveria e Bukoshit). Njerëz të caktuar, shprehnin dyshimin e keqpërdorjes së mjeteve financiare. Unë lutesha, që në liri të formohej një gjykatë kombëtare, para së cilës duhej të jepnin llogari, atdhetarë e tradhtarë! Në liri jetojmë qe 25 vite.
A u formua gjykata kombëtare?
Heronjtë e tradhtarët nuk i munguan kësaj toke. Përpjekjet e brezave për liri kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kundër luftës së shenjtë çlirimtare ishte ,,politika paqësore” e Rugovës me vartës, kundër luftës së shenjtë çlirimtare ishte llumi i tradhtarëve: UDB-ash, milicë e argat të lloqit të Serbisë. A u nxorr para gjyqit dikush? A u nxorrën para gjyqit vrasësit e Fazli Graiçevcit, Muhamet Bytyqit, Afrim Abazit, Metush Krasniqit, Jusufit, Kadriut,
Bardhoshit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Xhemajli Berishës, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, Rexhep Bislimit, Bilall Shalës, Cen Dugollit, …? Ata kriminelë (UDB-ash, milicë e argatë të lloqit), pa i hetuar kush, presin pleqërinë të qetë, e në momente të caktuara edhe krenohen për pushtetin që kanë pasur, zotësinë e menqurinë e tyre.
Heronjëve ju këndohet, dhe për të zbehur vlerat e tyre, ju këndohet edhe arrogantëve që kanë shkuar në Zagreb dhe kanë vrarë njeriun në vend të punës, në Atdheun e tij, apo Hasan Fazlisë, një njeriut të dështuar në jetë, që vret vajzën e dhëndërrin! Heronjtë tanë (si veprimtarë dhe luftëtarë) janë të anatemuar, të distancuar, të izoluar, sepse politika e armikut dhe aktivitetet e tradhtarëve janë aktive. Kundër çlirimtarëve dalin dëshmitarë të përgatitur nga Prokuroria serbe, me mashtrime, që në paraqitjen e tyre e dëshmojnë se ishin në shërbim të Serbisë dje dhe sot, pa ngurruar, sepse ata askush nuk i ndjek për tradhtinë dhe gënjeshtrat e tyre! Në bazë të këtyre manipulimeve, gjykata manipuluese dënon heronjtë tanë:
Pjetër Shalën, Salih Mustafën, Sylejman Selimin, Nasim Haradinajn, … me burgosjet: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, … Blerim Ramadani! Heronjët në burgje, tradhtarët në liri. Liria e lëvizjes së atdhetarëve, edhekur nuk janë brenda hekurave, janë të izoluar e të rrezikuar, shumë atdhetarë nuk mund të shkojnë as në Maqedoni e Mal të Zi. Vizita në Tetovë i kushtoi me arrestim Blerim Ramadanit!
Kush është Blerim Ramadani?
Një i ri 21 vjeçar, atdhedashës, vizionar, me plotë energji, duke e parë barbarinë e pushtuesit dhe minoritetit serb në Nerodime, ngjitet 500 metra më lartë, në Jezerc, dhe, krenar, rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Besnik i qëndroi asaj duke shërbyer me ndershmëri edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa gjithë jeta e tij është me gatishmërinë për t’u sakrifikuar në shërbim të idealit kombëtar.
Liria e lëvizjes së tradhtarëve, nëpër botë akomodohen, ditën e natën nëpër Serbi.
Tradhtarët kanë mision: telallë të luftës hibride të Ruso-Serbisë kundër çlirimtarëve dhe sukseseve tona (krimet e çlirimtarëve, shkatërrimi i Kosovës për 20 vite, hajnat në burg, etj.)! Në shërbim të luftës hibride Ruso-Serbe janë edhe krerët e institucioneve: asnjë reagim në mbrojtje të Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, …
Bota përparimtare i viziton heronjët tanë në burgje, por jo edhe krerët politikë të Kosovës së çliruar! Krerët politikë të Kosovës së çliruar janë pjesë e mekanizmave të luftës hibride në deponimin e materialeve akuzuese kundër çlirimtarëve! Atë e kanë pranuar publikisht!
Dënimi i çlirimtarëve!
Nga dënimi i çlirimtarëve janë të përfituar vetëm matrapazët, vendorë apo të huaj: ∙klika politike vendore erdhi në pushtet, për të sjell dështime në të gjitha fushat; ∙tatimet e mbledhura nga populli i varfër minatorë e bujq, Serbia i keqpërdor në politikën shterpe kundër çlirimtarëve, pa përfituar asgjë! Njollën kriminale Serbisë nuk ja heqin vuajtjet e heronjëve tanë; Vendet perëndimore paguajnë mekanizmat manipulues kundër heronjëve tanë! Të humbur ne reputacion, të humbur në shuma të mëdha të mjeteve materiale në krijimin e kushteve për proceset, kundër heronjëve tanë! E çka përfiton taksapaguesi amerikanë apo evropjanë? Kompromitim të institucioneve; ∙dëshmitarët njollosin veten dhe gjithë rrethin e tyre, nuk përfitojnë, por humbin;
E deri kur do të vazhdojë kjo vujtje e përgjithshme? Deri kur heronjtë nuk do të \ nderohen, por do të nënçmohen, do të përbuzen, arrestohen e dënohen? Institucionet shtetërore kombëtare: Legjislativ, Ekzekutiv, Gjyqsor – janë domosdoshmëri!
Mbrojtja e vlerave kombëtare domosdoshmëri ekzistenciale!
Respekt Heronjëve!
Liri Çlirimtarëve!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!