leoni

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Ferizajt

Paraditen e sotme, në ambientet e Komunës së Ferizajt u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kryesuar nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu. Në këtë forum që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme si të Policisë, FSK-së, kleri fetar, organizata të shoqërisë civile, këshilli i prindërve etj, u diskutua mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në nivelin lokal. Në këtë pikë të diskutimit nga njoftimi nga Policia e Kosovës në Ferizaj u bë e ditur se gjendja e sigurisë në Ferizaj është e qetë dhe stabile. Në këtë mbledhje u diskutuan edhe një varg çështjesh të sigurisë për të cilat do të ndërmerren veprimet e nevojshme nga kompetentët.

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …