Drejtori i DSHMS-së Dr. Kemajl Emini takon përfaqësuesin e organizatës Barakah Charity

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Fedrizajt, Dr. Kemajl Emini mirëpriti në takim përfaqësuesin e organizatës Barakah Charity, z. Ardian Memetaj me bashkëpunëtorët z. Besnik Jaha dhe z. Mustafë Ahmeti ku temë e diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve në dobi të shëndetësisë ferizajase, ku si rrjedhojë e këtij takimi, kjo organizatë do të mbështesë DSHMS – në me donacion për barna nga lista esenciale, pajisje teknologjike si dhe projeksionet e së ardhmes së afërt mbi rregullimin e laboratorit me të gjitha pajisjet në Neredime. Drejtori Emini falënderoi donatorin për gatishmërinë për mbështetje të institucioneve shëndetësore në Ferizaj, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe për shërbimet për pacientët, bashkëpunim ky me këtë organizatë, që do të vijoj edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …