Dje, kryetari Latifi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zv. drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, për rindërtimin e zonave kadastrale në Komunën e Rahovecit. Zonat kadastrale që do të përfshihen në rindërtim janë të harmonizuara me Planin Zhvillimor Komunal dhe janë në interes të përgjithshëm për ne dhe institucionet e tjera. Procesi i rindërtimit të zonave kadastrale ka në përbërje: fazën përgatitore, fushatën e informimit publik, fushatën e matjeve, përpunimin e të dhënave, hapjen dhe shikimin publik dhe zyrtarizimin e tyre.