Edhe një fushë sportive bashkëkohore u përurua në Dobidol të Rahovecit

Sonte, kryetari Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, mësimdhënës, nxënës e qytetarë, në hapësirën e ShFMU “Rudolf Walther”, paralelja e ndarë në Dobidol, përuruan tri investime shumë të rëndësishme për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët e këtij fshati: mjediset sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e rekreacion; Riparimin e brendshëm dhe të jashtëm të objektit dhe të rrethojës së oborrit të shkollës në Dobidol. Vlen të përmendet që projekti i mjedisit sportiv është bashkëfinancim me Organizatën “Advancing Together” dhe Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim, i gëzofshin këto investime qytetarët e Dobidolit!

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …