leoni

Komuna e Vitisë mbajti takimin për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027 me banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive

Komuna e Vitisë, ka mbajtur dje një takim me banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive dhe atë në kuadër të takimeve për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027. Në këtë takim për draft buxhetin e paraparë sipas kufijve fillestar ka folur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Rural, Milihate Ajeti. Ata potencuan rëndësinë e planifikimit të buxhetit me qytetarët vitias. Gjatë këtij takimi banorët e Sadovinës parashtruan këto kërkesa: Të bëhet rregullimi i kanalizimit, pasi që një pjesë e kanalizimit të fshatit Begracë rrjedhë në këtë fshat, të ndërtohet trotuari Sadovinë e Jerlive- Remnik i Ri, të rregullohet rruga bujqësore në lagjen Avdyli. Pasi që në takim pati edhe banorë nga fshati Vërban ata kërkuan nga komuna: Rregullimin e hapësirës së brendshëm i shkollës së fshatit, vendosja e rrethojave në oborrin e shkollës, rregullimin e kulmit të shkollës, të bëhet vendosja e ndriçimit publik në disa pjesë të rrugës Vërban- Sadovinë. Gjithashtu janë parashtruan edhe disa kërkesa të tjera të cilat janë evidentuar nga përfaqësuesit komunal. Përndryshe komuna e Vitisë me këtë takim po e përmbyll procesin e rregullt të planifikimit të buxhetit komunal. Ndërsa në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje pritet të bëhet edhe votimi i propozimeve të banorëve të fshatit Smirë dhe atë me 23 korrik 2024 me fillim në ora: 19:00 në shkollën “Dëshmorët e 5 Prillit”-Smirë.

Kontrolloni gjithashtu

16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Gruas – Koha për të Vepruar!

Dhuna ndaj grave është një krim që nuk duhet toleruar! Ajo lë plagë të thella, …