U mbajt mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në komunën e Mitrovicës.

Nën  udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës  Agim Bahtirit , u mbajt mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku u  diskutua për  trajtimin e objekteve të vjetra që paraqesin rrezik nga vetërrënimi, për gjendjen e pastërtisë në qytet dhe për rindërtimin e   Xhamisë së Ibrit, në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila kishte ekzistuar që nga viti 1770, por që gjatë luftës ishte djegur nga ekstremistët serbë.

Kryetari Bahtiri, tha se ka kërkesa të mëdha të besimtarëve myslimanë nga lagjet veriore të qytetit, por që aktualisht jetojnë në pjesën jugore, për shkak të pamundësisë për tu kthyer në pronat e tyre, si dhe nga Bashkësia Islame që të rindërtohet kjo Xhami aty ku ka qenë më parë.

Ai tha se  deri më tani ka biseduar për këtë çështje me përfaqësues  të Institucioneve Lokale dhe Qendrore, për të ndihmuar në këtë drejtim dhe  ka marrë premtime edhe nga ata se do të japin kontributin e tyre për realizimin e kësaj kërkese, që është plotësisht e drejtë.

Ndërsa lidhur me trajtimin e objekteve të vjetra që paraqesin rrezik nga vetërrënimi në komunën e Mitrovicës, drejtori i Inspeksionit Naim Hajra, tha se inspekcioni ka identifikuar gjashtë objekte të këtilla, andaj edhe kërkoj që të rishqyrtohet edhe çështja e tyre dhe të merren masa adekuate, pasi ato paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Hajra përmendi konkretisht objektin e  Xhafer Devës , duke thënë se është rekomanduar që sa më shpejt të bëhet restaurimi i tij, sepse në të kundërtën ai do të paraqet rrezik të madhe për qytetarët të cilët kalojnë andejpari.

Po ashtu drejtori Hajra, kërkojë që sa  më parë të zgjidhet problemi i kontratës me operatorin përgjegjës për rrënimin e objekteve të vjetra, në mënyrë që të krijohen mundësitë për veprim dhe evitim të rrezikut.

Anëtarët e Bordit diskutuan edhe  për pastërtinë e qytetit të Mitrovicës, ku u shprehen të pakënaqur me gjendjen aktuale. Ata thanë se Kompania “Uniteti”, por  edhe qytetarët e Mitrovicës, nuk po i kryejnë obligimet e tyre, andaj edhe janë përgjegjës për gjendjen jo të mirë sa i përket pastërtisë në qytet.

Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se duhet të merren masa të duhura për përmirësimin e kësaj gjendje, andaj edhe i obligoj drejtorët përkatës, që të angazhohen shumë më tepër dhe në kuadër të përgjegjësive që kanë, të marrin masa nga fushëveprimi i tyre për të pastruar qytetin e Mitrovicës  ashtu si duhet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …