leoni

Fatmir Arifi: Si të kuptohet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, kur arreston pjesëtarët e UÇK-së, me urdhërarreste të Serbisë?

Ka kaluar tashmë një kohë e gjatë që kur ish ushtarët e UÇK-së, arrestoheshin në vendet e rajonit me urdhërarreste të Serbisë.  Arrestime të tilla vazhdojnë të bëhen vetëm nga autoritetet policore dhe kufitare të Serbisë.   Është më tepër se shqetësues fakti i arrestimit të një luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 korrik 2024 në pikën kufitare në Jazhincë, me emrin Blerim Ramadani, nga Komuna e Ferizajt.  Ky arrestim, jo i ligjshëm, është realizuar nga organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut, sipas një urdhër arresti të lansuar nga Serbia, gjithnjë sipas mediumeve që raportuan! Me shërbime të tilla, qeveria e RMV, jo në pak raste, në vijimësi, ka dhënë prova besnikërie në ndaj Serbisë. Por këto prova, benikrie, në formën e arrestimeve, pa i amnistuar dhe subjektet e tjera maqedonase, që nuk dallojnë shumë në perfiditetin e tyre politik, kësaj radhe (edhe po nuk deshe), të çojnë të mendosh se vijnë si rrjedhojë e ardhjes në krye të qeverisjes së këtij shteti të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedone- VMRO . Prandaj kujdes për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në lëvizjen e tyre në vendkalimet kufitare me Maqedoninë, derisa nuk lirohet ish ushtari Blerim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …