Shote Galica

Më 20 korrik të vitit 1927 ka ndërruar jetë heroina shqiptare, Qerime Halil Radisheva, e njohur si Shote Galica

Më 20 korrik të vitit 1927 vdiq, heroina shqiptare, Qerime Halil Radisheva, e njohur si Shote Galica. Më 3 korrik të vitit 1927  ishte vendosur në Shqipëri, në Fushë Krujë, me gratë dhe fëmijët e  plagosur të luftëtarëve të lirisë nga Kosova. Atë nuk e kishte ndihmuar  qeveria e Zogut. Shote Galica, lindi më 4 tetor të vitit 1895 në fshatin Radishevë të Drenicës. Ishte bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja e   prijësit të çetave çlirimtare të Drenicës e Kosovës, Azem Bejtë Galica. Mori pjesë në shumë aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi fuqishëm politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit kundër popullsisë shqiptare. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbërisë së Vogël). Në korrik 1924 pas rënies së Azem Galicës vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Regjimi kriminal i mbretërisë serbe i kishte vrarë  22 anëtarë të familjes së saj. Ajo vdiq e braktisur nga regjimi i Zogut, meqë së bashku me burrin e saj.  Azem Galica ishte kundërshtare e atij regjimi despotik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …