Gjermania nuk pajtohet me mohimin e Parlamentit të Izraelit për krijimin e një shteti palestinez

Gjermania ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mohimin e parlamentit izraelit për krijimin e një shteti palestinez, transmeton Anadolu. “Rezoluta bie ndesh me disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Izraeli po distancohet nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar dhe po izolohet”, tha Sebastian Fisher, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Megjithëse rezoluta nuk është detyruese, tha Fischer, “megjithatë ajo është një kthim prapa në përpjekjet tona për të balancuar interesat legjitime të sigurisë së Izraelit me të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje”. Rezoluta në parlamentin izraelit, e miratuar me një votim 68 në favor, tha se krijimi i shtetit palestinez “në zemër të tokës së Izraelit do të përbënte një rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizonte rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …